Kuvendi i thotë PO EULEX’it, mandati i vazhdohet për 2 vjet

Mbas nji debati me tone kritike, të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për vazhdimin e mandatit të EULEX’it në vendin tonë, me 84 vota në favor të vazhdimit, dhe 6 kundër dhe 1 që nuk u deklarue u miratue vendimi i qeverisë që ky mision me veprue në Kosovë edhe për dy vjet.

Shumica e deputetëve në diskutimin e tyne, edhe ata që miratonin vazhdimin e misionit, edhe ata që ishin kundër, theksuen deshtimet në të kaluemen të këtij misioni dhe kërkuen që ai të përmbushë misionin për të cilin vjen në kosovë.

 

Votohet në lexim të parë projektligji për EULEX’in

Asht votue Projektligji për ndryshimin e ligjeve që ka të bajë me mandatin e EULEX’it në Kosovë.

Votimi asht ba nga 90 deputetë të pranishëm ku 84 deputet kanë votue pro dhe 6 nga ta kundër.

Derisa n’oren 15:30 pritet me fillue leximi i dyte i Projektligjit.