Votojnë miliona amerikanë. Kend e favorizojnë sondazhet!

Dheta milionë amerikanë sot kanë me vendos nëse “çelësat” e Shtëpisë së Bardhë kanë me i takue kandidates demokrate Hillary Clinton apo republikanit Donald Trump.

Sondazhet që po publikohen nga mediat amerikane janë në favor të ish-sekretares amerikane të shtetit, e cila po ja rrezikon seriozisht rrugën për në Shtëpinë e Bardhë kundërkandidatit të saj republikan.

Simbas sondazheve të CNN’s, nji ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA Hillary Clinton po udhëheq bindshëm në New Hampshire dhe në Pennsylvania.

Në New Hampshire Clinton asht në avantazh prej tri pikëve (44%) në krahasim me kundërshtarin republikan Trump (41%).

Ndërsa nji sondazh i realizuem nga Universiteti i New Hampshire, i publikuem të Hanën (dje), Clinton asht para Trumpit për 11%, përkatësisht 49% me 38% në favor të kandidates demokrate.

Kjo e fundit, po ashtu simbas CNN’s, udhëheq në betejën për shtetin krucial për këto zgjedhje, Pennsylvania me 47%, në raport me 42% për Donald Trump.

Edhe në shtetin e Carolinës Veriore sondazhet tregojnë përkrahje për 45 për qind për Clinton, krahas 43 për qind për Trump, ndërsa në Florida përkrahja për dy kandidatët sillet rreth 45 për qind.