Vrahen 10 anëtarë të forcave turke të sigurisë

Përleshjet në lindje të Turqisë kundër militantëve kurdë kanë shkaktue vdekjen e 10 anëtarëve të forcave turke të sigurisë, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Incidenti ndodhi mbramë në provincën e Agrit.

Në mesin e të vdekunve ishin shtatë roje të provincës, nji efektiv i milicisë proqeveritare dhe dy anëtarë të forcave zyrtare të sigurisë. Nji roje në pension u vra, gjithashtu.

Agjencia pro-kurde e lajmeve, Firat, konfirmoi sulmin e ndodhun dhe tha se krahu ushtarak i PKK’s ishte përgjegjës.

Në raportin e Firat’it pretendohet se janë vra 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë.