Video: SHBA, vrahen 3 gra dhe plagoset nji burrë në nji qender tregtare!

Tri gra janë vra dhe nji burrë asht plagos randë në nji qendër tregtare në Burlington në shtetin e Washingtonit, njofton BBC.

The Cascade Malla dhe dyqanet pranë u evakuuen.

Ndërkohë policia u ka kërkue qytetarëve të rrinë sa më larg.

Arsyeja pse u qëllue nuk dihet.

I dyshuem që përshkruhet si nji “mashkull hispanik”, u pa tue ecë drejt autostradës ndërshtetnore 5.

Viktimat e tij kishin qenë mbrenda nji dyqani të Macy.