Vrahen 3 ushtarë në lindje t’Ukrainës

Tre ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë konfrontimeve midis separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës, njoftoi sot nji zadhënës ushtarak në Kiev.

“Herën e fundit që kemi konstatue të shtana të vazhdueshme si dhe përdorimin e artilerisë së randë daton nji vit ma parë”, deklaroi Olexandre Motouzianyk gjatë nji konference shtypi tue njoftue se tre ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit.

“Nji ditë ma parë, situata në zonën e operacionit anti-terrorist asht përkeqësue sërish. Rebelët kanë dyfishue numrin e sulmeve kundër vendstrehimeve tona”, pohoi ai.

Presidenti ukrainas, Petro Porochenko konfirmoi sot përshkallëzimin e situatës në vend.