Vrahen 4 persona në qendër të Tel Aviv

Dy palestinezë kanë vra katër persona dhe kanë plagos gjashtë të tjerë në qendër të Tel Avivit, kanë ba të ditun autoritetet izraelite.

Policia ka thanë se sulmuesit vijnë nga Jata, nji fshat palestinez në Bregun Perëndimor.

Të dy ata janë vënë në paraburgim.

Që nga viti i kaluem ka pas rritje të dhunës palestineze kundër izraelitëve, perfshi të shtëna me armë zjarri dhe therje me thika.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka vizitue vendin e sulmit në Tel Aviv, ka thanë se ai asht nji krim i egër i “vrasjes dhe terrorizmit”.