Vrahen 4 ushtarë amerikanë, Kerry denon sulmin kundër bazës amerikane në Afganistan

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka dënue sulmin kundër bazës ma të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkueme në Afganistan, tue e cilësue “të neveritshëm dhe shqetësues”.

Ma tutje, tue folë sot para reporterëve në Zelandën e Re, zoti Kerry ka shprehë përkushtim se misioni amerikan në Afganistan “nuk ka me u zmbrapsë nga këto akte individuale”.

Pentagoni dje ka njoftue se nga nji sulm vetvrarës në bazën ushtarake të NATO’s në Bagram të Afganistanit, janë vra katër amerikanë dhe janë plagosë shumë të tjerë, shkruen rel.

Departamenti amerikan i mbrojtjes nëpërmjet nji kumtese tha se nga eksplodimi i djeshëm janë vra dy ushtarë dhe dy kontraktorë, ndërsa 16 pjesëtarë të tjerë të ushtrisë amerikane janë plagosë.