Vrahen 41 persona, shpallet vetëm 1 ditë zi kombëtare n’Turqi

Qeveria turke ka njoftue se ka shpall nji ditë zie kombëtare për me nda dhimbjen, për ata të cilët humbën jetën në sulmin terrorist n’aeroportin Ataturk në Stamboll.

Në nji deklaratë me shkrim nga Kryeministria thuhet se asht shpall nji dit zie kombëtare për me nda dhimbjen me ata që humbën jetën në sulmin terrorist ma të shamtuem n’aeroportin Ataturk në Stamboll, raporton Anadolu Agency.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se flamuri i Turqisë në krejt vendin dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit do t’ulet sot në gjysë shtizë.