Vrahen 800 terroristë të ISIS në Raqqa të Sirisë

Ushtria siriane e mbështetun nga avionët luftarakë rusë, ka vra ma shumë se 800 terroristë të ISIS në periferinë lindore të provincës Raqqa në veri të Sirisë.

Simbas nji njoftimi të agjencisë Al Alam, ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat siriane të Diellën sulmuen zonat lindore të Raqqas tue vra 800 terroristë, shkatërrue 60 tanke dhe automjete ushtarake dhe tue eliminue shumë predha të terroristëve. Mbas këtij sulmi terroristët janë përqendrue në katundin Ganim në lindje të Raqqas.