Vrahet edhe nji shqiptar në Siri

isis

Asht mësue se edhe nji shqiptar nga Saraji i Shkupit asht vra në Siri. Bahet fjalë për 24 vjeçarin B.Sh, i cili para nji viti kishte shkue vullnetarisht për të luftue në Siri.

I ndjeri ka jetue përballë shkollës fillore “Dituria” në Saraj. Lajmin tragjik familja e ka marrë nji ditë ma parë, se djali i tyne ka humbë jetën në luftën civile në Siri, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Zhurnal.

Autoritetet shtetnore të Maqedonisë, por edhe Presidenti Ivanov kanë njoftue se në luftat në Siri dhe vendet tjera të botës gjenden mbi 60 qytetarë të Maqedonisë.