Vrahet i riu në Pejë, qe detajet!

Në Spitalin Rajonal të Pejës konfirmojnë se I.B. (1997) asht sjellë pa sheja jete në Emergjencë.

Nji i ri nga Peja ka marrë plagë vdekjeprumëse me thikë sot mbasdite.

Ndonëse ende nuk janë ba të qarta rrethanat, gazetari i KALLXO.com nga dëshmitarët ka marrë vesh se i riu I.B. (1997), asht godit me thikë gjatë nji loje futbolli.

Derisa në Spitalin Rajonal të Pejës konfirmojnë se nji person asht sjellë pa sheja jete.

Kjo asht vrasja e parë në Pejë mbas 17 muejve.

E fundit ka ndodh më 31 Dhetor 2014.