Vrahet kreu i ISIS, Al Baghdadi?

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al Muallem, në nji postim në Twitter, njoftoi se kreu i grupit terrorist ISIS, Ebu Bekr Al Bagdadi asht vra në qytetin Al Bab në provincën Alepo në veri të Sirisë.

Al MualLem shtoi se detajet e vrasjes së kreut të ISIS kane me u publikue zyrtarisht së shpejti.

Deri tash asnji media rajonale apo botnore nuk e ka konfirmue këtë lajm. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Sirisë deklaroi se grupet e armatosuna të përkrahuna nga SHBA e kanë shkelë tre herë armëpushimin në qytetin Homs në perëndim të Sirisë.