Vrahen në Turqi aktivisti opozitar sirian dhe vajza e tij gazetare

Aktivisti sirian në Turqi, dhe vajza e tij gazetare janë gjet të vdekun nga goditjet me thikë, në apartamentin e tyne në pjesën aziatike të Stambollit.

Agjencia e lajmeve shtetnore, Anadolu Agency, ka raportue se trupat e 60-vjeçarit, Arouba Barakat, dhe vajzës së tij 22-vjeçare, Hala Barakat, janë gjet dje mbasdite, mbasi që kolegët kishin lajmërue se gazetarja nuk asht paraqit në punë.

Nji medium tjetër turk, raporton se Aurouba Bakarat po hulumtonte torturat në nji burg, të udhëhequn nga qeveria siriane.

Aktivistët sirianë të opozitës, thanë se Arouoba Barakat ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Sirisë, nji grup opozitar me bazë në Stamboll, që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad.

Nacionalistët kurd të Sirisë, kanë akuzue Këshillin Kombëtarë Sirian se asht nën ndikimin e madh të Turqisë./REL

Shperndaje në: