Vrahet nji grue dhe arrestohen dy të tjera në Paris, tentuen me ba sulm terrorist

Nji grue e dyshueme si terroriste asht qëllue për vdekje nga policia franceze mbramjen e së Ejtes, ndërsa dy të tjera janë arrestue.

Mediat franceze raportojnë se ato po planifikonin nji sulm terrorist para se forcat t’i kapnin në Boussy-Saint-Antoine, në jug të Parisit.

Dyshohet se viktima dhe dy femnat e arrestueme kanë pasë lidhje me kerrin e gjetun fundjavën e kalueme i parkuem pranë Katedrales së Notre-Dame, mjeti tip “Peugeot 607”, pa targa, ishte e mbushun me bombola gazi.

Mbasi ishte gjetë kerri, policia ishte vnue në lëvizje tue u vnue në gjurmët e tre femnave, emnat e të cilëve ende nuk janë ba të dituna.

Sapo forcat e policisë i janë afrue treshes, njana prej tyne ka nxjerrë nji thikë dhe ka plagosë nji efektiv, kolegët e këtij të fundit kanë reague tue e qëllue me armë tue i shkaktue plagë vdekjepruse.

Qysh raportojnë mediat franceze mësohet se, e dyshuemja për terrorizëm ka ndërrue jetë në spital ku kishte mbërrri në gjendje kritike për jetën.

1473393750_111