Vrahet nji ushtar amerikan në Mosul

Pentagoni thotë se nji ushtar amerikan asht vra nga nji pajisje shpërthyese e improvizueme në veri të Irakut.

Zyrtarët e mbojtjes së SHBA’ve, thanë më 20 Tetor se, ushtari ishte plagosë nga shpërthimi, që ndodhi në afërsi të qytetit të Mosulit. Ai mandej ndërroi jetë nga plagët e marra.

Ushtari ishte në mesin e 100 trupave të SHBA’ve që po u ndihmojnë forcave irakiane dhe atyne kurde, që përmes sulmeve ajrore, të koalicionit të udhëhequn nga SHBA, ofrojnë mbështetje në ofenzivën për çlirimin e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik (IS)./(REL)