Vrasësit e Enver Hadrit denohen me burgim të përjetshëm

Tre serbët e akuzuem për vrasjen e Enver Hadrit, ish-kryetarit të Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, janë dënue me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale e Brukselit.

Lajmin e ka konfirmue familja e të ndjerit Hadri, i cili ishte vra më 22 Fror të vitit 1990 në Belgjikë.

“Ani se Prokurorja e Mbretit kërkoi për fajtoret nga 30 vjet burg për çdonjërin, megjithatë Juria, e përbëre nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit në sistemin e drejtësisë, vendosën ndryshe: ata vendosën që kriminelët serbe të dënohen me burg te përjetshëm,” thuhet në njoftim.

“Me këtë vendim, Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit te Evropës, krahas organizatorit dhe vrasësve te Enver Hadrit, praktikisht e dënoi edhe shtetin serb. Sepse organet serbe që një çerekshekulli, nuk lanë gur pa levizë, qe vrasja e Enver Hadrit të mos zbardhet dhe dorasit të mos ndëshkohen”, ka thanë Teuta Hadri në emën të familjes.

Personat e dënuem janë: Veselin Vukoticin, Andrija Draskovicin dhe Bozidar Spasicin.