Vrasja e Enver Hadrit, tre serbë shpallen fajtorë

Përmes nji njoftimi, familja Hadri ka ba me dije se vrasësit serbë të ish-aktivistit Enver Hadri, janë shpallë fajtorë nga Gjykata Penale e Brukselit në Belgjikë.

“Na, familja e Enver Hadrid, në cilësinë e palës civile në këtë dosje penale, kemi nderin dhe kënaqësinë të informojmë opinionin shqiptarë se mbas përpjekjes shumëvjeçare dhe me ndihmën e pakursyeme të avokatëve tanë, sidomos të zotit Christop Marehand, arritëm që vrasësit e burrit dhe babës tonë, Enver Hadri, të nxirren para drejtësisë dhe të shpallen fajtorë”, njofton familja Hadri.

Familja Hadri ka kërkue dënim me burgim të përjetshëm për të dënuemit serbë.

Vrasësit e Enver Hadrit, Veselin Vukoticin, Andrija Draskovicin dhe Bozidar Spasicin, pjesëtarë të nëntokës serbe në Bruksel por edhe zyrtarë të naltë të Sigurimit Shtetnor të ish – Jugosllavisë, UDB’s që kontrollohen nga Serbia.

Dy pjesëmarrës të tjerë të vrasjes së Hadrit, Andrija Lakonic dhe Darko Asanin janë vra në Serbi.