Vrasja e foshnjes në Viti, policia jep detaje

Në Viti asht arrestue i dyshuemi mashkull, shtetas i Maqedonisë, mbasi që, i njajti dyshohet se ka privue nga jeta viktimën-foshnje e posalindun (e gjinisë femnore tue e qitë në nji prrue-në ujë afër shtëpisë). Kështu ka ba të ditun policia në raportin 24 orësh.

Simbas tyne, nana ia kishte lanë foshnjen për përkujdesje bashkëshortit të saj, meqë ajo vet vet kishte shkue për tretman mjekësor në nji qendër mjekësore familjare në Viti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuemi pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./