Vrasja e të riut që u gjet në Sitnicë, arrestohen dy të dyshuem

Policia e Kosovës ka arrestue dy persona, si të dyshuem për vrasjen e 33-vjeçarit, i cili asht gjete nga familjarët e tij në orët e mëngjesit të sotëm në lumin Sitnicë.

Arrestohen dy persona si të dyshuar për vrasjen e personit që është gjetur në Sitnicë”, ka ba të ditun zadhanësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tue mos dhanë asnji detaj tjetër për rastin.

Në orët e mëngjesit të sotëm, asht gjete i vdekun në lumin Sitnica, 33-vjeçari K.M. nga katundi Akrashticë i Komunës së Vushtrrisë.