Vrasje me armë zjarri në Tiranë

Nji ngjarje e randë asht shënue në orët e mbramjes të së dillës në kryeqytetin e Shqipnisë, ku nji person asht vra me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku shtetasi Elton Çiço, u qëllue me armë zjarri mbrenda nji lokali nga persona të panjohun.

Viktima mbeti i plagosun, ndërsa u dërgue menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundë t’ju mbijetoj plagëve të marra.

Rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj ende nuk dihen.