Vrau 3 komandantë amerikanë, ushtari jordanez denohet me burgim të përjetshëm

Nji ushtar jordanez asht denue me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre trajnerëve ushtarakë amerikanë vitin e kaluem.

Marik al-Tuëayha, i cili u shpall fajtor për vrasje me paramendim, sulmoi viktimat kur automjetet e tyne ju afruen bazës ajrore al-Jafr në Nandor.

Njani nga komandanët  u vra në bazë dhe dy të tjerë vdiqën ma vonë në spital.

Autoritetet jordaneze pretenduen fillimisht se shtetasit amerikanë u vranë sepse automjeti i tyne nuk arriti me ndalue dhe u përplas.