Vritet njani nga liderët kryesor të ISIS n’Aleppo

Lideri strategjik i Shteti Islamik, thirrjet e të cilit, për sulme kundër Perëndimit gjatë Ramazanit çuen në gjakderdhje masive, asht vra në Siri, thonë mediat e lidhuna me ISIS’in.

Agjencia e lajmeve” Amaq” tha se, Abu Muhammad al-Adnani vdiq në nji provincë të Aleppos.

Pentagoni tha se, nji sulm ajror kishte në shënjestër Adnanin në qytet dhe rezultatet janë tue u vlerësue.

Raportet e vdekjes së tij të vijnë mes sulmeve të shumta të koalicionit të udhëhequn nga SHBA’të kundër ISIS në Siri dhe Irak.