Vritet nji person në Ratkoc të Rahovecit

Policia e Kosovës ka ba të ditun se n’orët e hershme të mëngjesit në Ratkoc të Rahovecit ka ndodh nji vrasje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 17.05.2017 n’orën 02:00 stacioni policor në Rahovec ka marrë informatë për nji rast gjuejtje me armë zjarri në fshatin Ratkoc, saktësisht në afërsi të udhëkryqit  që lidhet me fshatrat Denjë dhe Vrajak.

“Patrullat policore menjiherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetë të shtrimë në skaj të rrugës nji person të moshës rreth 25 vjet i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kresë. Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë asht konstatue se viktima asht pa sheja jete”, thuhet në njoftim.

Identiteti i viktimës për momentin asht i panjoftun.