Vritet redaktori i revistës për komunitet LGBT

Nji redaktor i revistës për komunitetin LGBT në Bangladesh, u vra në kryeqytetin Dhaka.
Sulmuesit kishin hy në apartamentin e tij, tue lane edhe nji person tjetër të vramë dhe nji tjetër të plagosun, shkruen BBC.

Aktivistja e të drejtave të LGBT’s konfirmoi vdekjen e mikut të saj, e cila gjithashtu ka punue në Agjencinë Amerikane të Zhvillimit për USAID.

Kjo vrasje vjen dy ditë mbasi një mësues i universitetit u vra nga militantët islamik.