Vucic: Arrestimi i nji serbi në Kosovë, përpjekje me pengue dialogun

Aleksandar-Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka vlerësue mbramë se arrestimi i Bogdan Mitrovic’it, serbit të dyshuem për krime lufte në Kosovë, “asht përpjekje e forcave të caktueme për me pengue çdo përpjekje për dialog” me Prishtinën.

Simbas agjencisë serbe “Beta”, Vucic, mbas takimit me senatorin amerikan, Ron Jonson, ka thnë se Serbia ka me u përkujdesë për Bogdan Mitrovic’in e arrestuem, përcjell Telegrafi.

“Duket sikur mbrapa krejt kësaj qëndron politika. Kemi hulumtue nëpër arkiva, nuk kemi indikacione se ai ka ba diçka të keqe. Nuk kemi as indikacione të lehta se diçka e tillë asht e mundun. Nuk mundemi me garantue, por besojmë se gjatë ditëve të ardhshme kemi me dijtë ma shumë”, tha Vucic.