Vucic: Bombën në Zubin Potok e kane gjujt serbët

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka vërtetue se bombën në palestën sportive në Zubin Potok, n’orët e para të mëngjesit të sotëm, e kanë gjujt serbët.

Vucic theksoi se ka me punue edhe për ata që gjuejten me bombë, e për familjet e tyne.

“Përgjigja ime këtyne serbëve tanë, të cilët në këtë mënyrë dëshirojnë me na pritë asht: le t’i falë Zoti, kam me luftue edhe për ju dhe familjet e jueja, që të jetoni në tokat tueja, dhe të jeni të lumtun dhe ma të kënaqun se sot”, tha Vucic gjatë fjalimit të tij në nji tubim parazgjedhor të Partisë Progresiste Serbe në Zubin Potok.

Vucic tha se sa i takon kësaj, nuk ka me thanë ma asnji fjalë, raportojnë korrespondentet e Radios Europa e Lirë.

Raportohet se me këtë tubim parazgjedhor ka përfundue edhe vizita e sotme e Vucic në pjesën veriore të Kosovës.