Vucic, çka thotë për Bosnjën e shkeljen e Serbisë!

vuciic

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka thanë se deshiron marrëdhanie ma të mira të mundshme me Bosnjën, por nuk ka me lejue askend me shkelë Serbinë.

Këto komente ai i bani në portalin serb “Alo” , të cilat erdhën si reagim ndaj deklaratës së kryetarit të Srebrenicës Qamil Durakovic i cili tha se udhëheqësia e Serbisë asht e padëshirueshme në Srebrenicë.

Kreu i këtij qyteti poashtu kishte deklarue ditë ma parë se në Potoçari më 11 Korrik, nuk janë të dëshirueshëm individë dhe përfaqësues të institucioneve të cilët mohojnë gjenocidin, por pamvarësisht kësaj kjo komunë e Bosnjës deshiron bashkëpunim të mirë me Serbinë.
Vucic mbas kësaj deklarate kishte theksue se Serbia e kishte kuptue mesazhin nga Srebrenica dhe se nuk don me ba probleme.

“Ata kanë të drejtë që ta duen ose mos ta duen dikënd. Na nuk duem me ba probleme dhe e pranojmë idenë se jemi nji tepricë në Srebrenicë. Te na ata janë gjithmonë të mirëpritun. Edhe na kemi qenë të mirëseradhun para disa muejsh” , kishte thanë asokohe, shefi i qeverisë serbe.