Vucic: Dikush i ka ndihmue Kosovës me Ligjin për Trepçën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklarue se shteti i tij gjendet në nji situatë të randë dhe tejet të vështirë.

Vucic ka deklarue se Serbia asht tue kërkue kompromise në rrugën e saj drejt BE’s. Ai ka përsëritë se ende nuk e kupton pse Prishtina miratoi Ligjin për Trepçën.

“Unë nuk e kuptoj pse ata papritmas filluen me Trepçën. Cili asht qëllimi? Unë nuk besoj se shqiptarët kanë mujt me ba këtë pa ndihmën e dikujt, dhe kjo nuk asht aspak e kandshme”, ka deklarue Vucic në nji intervistë për Vecernje Novosti, transmeton lajmi.net

“Krejt komuniteti ndërkombëtar asht i heshtun”, asht shprehë ai.