Vucic e don Trump’in në Beograd, frik zyrtarizimi i ftesës

Donald Trump mundet me u ba presidenti i parë i Shteteve të Bashkueme që viziton Beogradin që prej vitit 1975, kur presidenti i atëhershëm, Gerald Ford, u takue me marshallin Tito në kryeqytetin e Federatës Jugosllave.

Ftesa, që ka me u zyrtarizue frik, asht ba nga presidenti serb Aleksandar Vucic, gjatë takimit të zhvilluem nji ditë ma parë me senatorin amerikan, Ron Johnson, anëtar i komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA’ve.

“Të kemi në Serbi presidentin Trump dhe zv.presidentin Pence për momentin asht vetëm nji dëshirë. Por, siç e dini, unë jam nji tip insistues dhe deri tash e kam arritë atë që kam dashtë”,- tha Vucic për gazetarëve./TCh/