Vucic e jep nji lajm të mirë për të dyshuemit e komplotit në Mal të Zi

Serbia i ka arrestue të dyshuemit për komplotin e ndikimit në rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi, ka njoftue mbramë vonë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Ai theksoi se shërbimet e sigurisë së Serbisë kanë gjetë deshmi “materiale dhe të pamohueshme” për komplot me përfshimjen e nji gjenerali të pensionuem të policisë dhe të tjerëve, që Vucic nuk i identifikoi me emna.

Kryeministri i Serbisë tha se ata kishin planifikue sulm kundër institucioneve shtetnore të Malit të Zi.

Vucic nuk ka njoftue se sa persona janë arrestue.

Kjo deklaratë e jashtëzakonshme u ba mbasi në Ma të Zi janë arrestue 20 shtetas të Serbisë në natën para zgjedhjeve më 16 Tetor.

Vucic tha se “nuk kemi gjetë deshmi për involvim të politikanëve serbë ose malazezë”.