Vucic: E mbështeta Listën Serbe për me hy në koalicion me Haradinajn

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic në nji konferencë për media ka thanë se i kishte dhanë përkrahje Listës Serbe me hy në koalicion me Ramush Haradinajn.
Ai ka theksue se mendimi i tij nuk ndryshon që Haradinaj asht “kriminel”.

“Lista Serbe kishte tri opcione. Qeverinë me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen e cila synon bashkimin e Kosovës me Shqipninë. Së dyti që lista serbe të mos e mbështesë askënd, dhe mundësia e tretë ishte me mbështetë Haradinajn”, ka thanë presidenti serb.

“Haradinaj për mue mbetet kriminel, dhe nuk do të them asgja të mirë për të”, deklaroi Vucic.

Ai bani të ditun se në Tetor fillon faza e re e dialogut, e që simbas tij ka nevojë për shumë konsultime.

“Nga Tetori fillon nji fazë e re e dialogut dhe asht e nevojshme për m’u ba konsultime të gjana. Ky dialog duhet me qenë i qartë, serioz dhe me qëllime të qarta”, tha Presidenti i Serbisë.

“Na kemi pas negociata të vështira. A mendoni ndonjani se ndihem mirë kur ulem me Thaçin, Mogherinin e Catherine Ashton. Asnji moment të bukur nuk e mbaj mend”, ka përfundue Vucic.

Në fund, Presidenti serb ka ba thirrje te serbët që të mos e sulmojnë Listën Serbe mbasi ata kanë me punue për të mirën e qytetarëve serbë në Kosovë.