Vucic e pret frik Mustafen e Thaçin në Bruksel

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka thanë se pret që së shpejti me u takue me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa si dhe presidentin, Hashim Thaçi.
Shefi i qeverisë serbe njiherit ka shtue se të dyja palët duhet të punojnë së bashku n’interes të serbëve dhe shqiptarëve, raportojnë mediat serbe.

Vucic në konferencën për media në Bruksel kur asht pyet se gjatë bisedimeve me zyrtarë të naltë amerikanë dhe europianë a ka marrë vesh se Perëndimi ka me i dha nji shtysë autoriteteve në Prishtinë për me krye detyrat e saj rreth çashtjes së marrrëveshjeve të Brukselit si dhe krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka thanë se as “Beogradi nuk bani gjithçka që asht prit dhe ka me vazhdue bisedimet me Prishtinën, në dialogun që asht i randësishëm për Serbinë”.

Simbas tij, të dyja palët kanë shumë për me ba dhe se nuk do të jetë e lehtë dhe e thjeshtë, por ka theksue se nuk dëshiron që të thotë diçka të shamtueme dhe të keqe për këdo.

“Nuk due me fitue poena politik në shtëpinë time dhe me sha dikend. Unë jam i interesuem vetëm në rezultate, dhe ato janë paqja dhe stabiliteti për serbët dhe shqiptarët, që me shikue se çfarë mund të bajmë së bashku në t’ardhmen” ka thanë Vucic.

Kreu i egzekutivit serb gjithashtu ka ba me dije se nji konferencë biznisi ka me u organizue në Nish së bashku me Shqipninë, tue thanë se Serbia deshiron me bashkëpunue me këtë vend dhe që “rrugët të jenë të kalueshme për shqiptarët”