Vucic e befason Biden’in, e pret me ‘bukë e kripë’ n’aeroportin e Beogradit!

Me të arritun n’aeroportin Nikola Tesla në Beograd, Zavendëspresidenti amerikan Joe Biden u prit me ushqim tradicional serb – “bukë e krip”.

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka publikue në faqen e tij në Twitter fotografitë ku shihet tue u përshëndet me Zavendëspresidentin Joe Biden.

Ndër fotografitë e publikueme nga kryeministri, ai ka publikue edhe fotografinë ku shihet Biden tue shijue ushqimin tradicional serb.

Joe Biden bashkë me pjesëtarët e delegacionit amerikan sapo kanë arritë n’aeroportin Nikola Tesla në Beograd.
Ma vonë, Biden gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin serb Tomislav Nikolic.

 

2-vucuc-biden

 

3-vucic-biden