Vucic flet për marrëdhaniet me shqiptarët

Aleksandar-Vucic

“Nëse bajmë aksin e paqes dhe stabilitetit në linjën Veri-Jug në Ballkanin Perendimor, në mes të dy kombeve ma të mëdha, serbët dhe shqiptarët, gjatë 100 viteve të ardhshme, kemi zgjidhë 80 për qind të problemeve tona politike”, tha presidenti serb Aleksandar Vucic.

Ai njoftoi se në Shtator, ka me u perpjeke që me “institucionalizue ma tej dialogun e mbrendshëm në të gjitha forumet”.

“Na ende kemi nji marrëdhanie të randësishme me boshnjakët. Çdo gja tjetër kemi me mbajtë nën kontroll”, tha Vucic për TV Pink, tue spjegue se pse ai e konsideron jashtëzakonisht të randësishëm dialogun e mbrendshëm për Kosovën, në të cilin ka ftue nji rreth të gjanë të aktorëve të jetës shoqnore dhe politike në Serbi.

Ai ka vnu në dukje se asht i gatshëm që me marrë pjesë në gjetjen e nji kompromisi kur asht fjala për Kosovën, “nji zgjidhje që ka me qenë e kënaqshme për të dyja palët”, dhe theksoi se “sot na nuk vendosim vetëm për të kaluemen tonë, por gjithashtu edhe për tashmen tonë dhe për të ardhmen tonë”.

Asht e randësishme, ka thanë Vucic, se me shqiptarët kemi marrëdhanie të mira dhe se duhemi m’i rregullue ato nji herë dhe përgjithmonë, dhe jo të mbajmë nji konflikt të ngrimë.