Vucic flet për proces 5-vjeçar të bisedimeve në Bruksel

Presidenti i i Serbisë, Aleksandar Vucic, mbas takimit në Bruksel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë se bisedimet kanë me fillue mbas nji mueji e gjysë.

“Nuk kemi fol shumë për çashtje teknike. Mendoj se takimi ka qenë veprues dhe i randësishëm. Kemi folë për thelbin, për përmbajtjen e dialogut në t’ardhmen. Na mbesin 1 muej e gjysë që të pregaditemi, dhe mbas disa vizitave –shuttle, m’u përcaktue se në çfarë menyre ka me vazhdue”, ka thanë Vucic mbas takimit në Bruksel.

“Kemi m’u marrë me çashtje substanciale për atë se si mbrenda 1 viti, 2 ose 5 vjetesh i shohim raportet tona, pra 2 ose 5 vjet… që do të thotë se duhet me bisedue më seriozisht se mbrenda opinionit serb dhe ata mbrenda opinionit të tyne shqiptar në Kosovë dhe Metohi”, ka thanë Vucic.

Vucic ka thanë se për herë të parë në Bruksel ka kërkue që Serbia m’u ba ma shpejt pjesë e BE’s.

“Kam kërkue me ditë saktë se kur kemi m’u ba anëtar të BE’s e jo të mbesim si kompirat në mjegull”, ka thanë ai.