‘Vucic-Haradinaj’: Opozita në Serbi e quen koalicion natyral (foto)

Hyrjen në koalicion të Listës Serbe në Qeverinë Haradinaj, opozita në Serbi po e përdorë për me sulmue partitë në pushtet atje, veçanërisht Presidentin Aleksandar Vucic.

Fushatën kundër ish – udhëheqësve të UÇK’s, nga liderët serbë, opozita po e quen si farsë, tue u bazue në atë, se njerëzit e Vucic’it në Kosovë, Lista Serbe, i kanë ba të mundun ‘Koalicionit të Luftës’ për me formue Qeverinë.

Ish – ministri i Jashtëm serb, tash lider i opozitës në Serbi, Vuk Jeremic, ka ba nji Twitt, tue postue nji fotografi të nji personi me dy fytyra, ku gjysa asht e Haradinajt e gjysa tjetër e Vucic’it.

Ai ka shkrue ‘Koalicioni ma Natyral. Mos ka dyshue ndokush?’.

E gjithë kjo vjen si rrjedhojë, gjatë debatit ne Serbi lidhun me ‘Koalicionin e Luftës’ se a ka me ndikue në marrëdhaniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Edhe në Kosovë, pak a shumë ka ndodh ngjashëm, mbasi edhe këtu opozita ka kritikue koalicionin qeverisës, se janë peng të Vucic’it, mbasi stabiliteti i kësaj Qeverie asht në duert e njerëzve të tij në Kosovë, Listës Serbe./metro