Vucic, koalicion me radikalët e Seselj

Përfaqësuesit e Partisë Përparimtare Serbe, Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Radikale Serbe, kanë nënshkrue marrëveshje për qeverisje të përbashkët në qytetin e Nishit.

Simbas Klan Kosovës, kjo marrëveshje koalicioni asht veç fillimi i bashkëpunimit, ndërsa detajet kanë me u përcaktue me anë të nji programi të detajuem.

Sa i përket funksionit të shpërndamjes së pushteteve ajo asht thanë se ka me u ba në bazë të numrit të votave të marra në zgjedhje nga secila parti.

Radikalët, e udhëhequn nga Vojislav Seselj, janë kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian dhe përkrahin nji thellim të raporteve me Rusinë.

Ndërsa, Vucic, që asht kryetar i Partisë Progresiste asht cilësue nga ndërkombëtaret si nji politikan i moderuem. Pamvarësisht kësaj, partia e tij dhe ajo e Seselj tashma janë në koalicion.