Vucic: Konflikti i vjetër mundet me u rihapë

vuciic

Kryeministri serb, Aleksander Vucic, ka thanë se shteti i tij asnjiherë nuk ka me ba veprime kundër BE’s.
Simbas tij, Serbia tashma asht në BE dhe nuk ka me qenë asnji referendum.

“Përgjigja ime për këtë asht e qartë: Nuk ka me qenë referendum, pa marrë parasysh se shumica e saj asht nji iniciativë”, tha Vucic për gazetën gjermane Bild, transmeton Indeksonline.

Ai asht pyetë edhe për ndikimin rus, tue mohue se ka ndërlidhje.

Kryeministri serb ka theksue se para zgjedhjeve të fundit parlamentare në Serbi ka ba të qartë se objektivi i Serbisë asht me ju bashkue BE’s.

“Na kemi fitue nji shumicë absolute. Na kemi me ba gjithçka që mundemi për me arritë këtë qëllim”.

Ai vuni në dokje se ka pasë shumë ide të “të rrezikshme” në Serbi, për me dal nga BE’ja, por ai ka theksue se kjo ka me çue në nji krizë në rajon.

“Konflikti i vjetër mundet me u rihapë” paralajmëroi Vucic.

Vucic tha se ai ishte “shumë i shqetësuem” , nëse Serbia ka me u kthye kundër BE’s.