Vucic: Ma s’pari Kosova, mandej Rusia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se nuk ndan qëndrimin e David McAllister se për BE sundimi i ligjit asht fusha kryesore për përparimin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Vucic me kryesuesin e Komitetit për çashtje të jashtme të Parlamentit Europian dhe raportuesin e PE për Serbinë, David McAllister, u takue në vilën “Paqja”.

“Çashtje kryesore asht Kosova, e dyta asht raporti i Serbisë ndaj Rusisë dhe jo sundimi i ligjit, edhe pse politikanët perendimorë këtë e nxjerrin gjithmonë”, tha Vucic për media, mbas takimit.