Vucic: Maqedonia ka me votue për Kosovën n’UNESCO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i ka thanë Radio Televizionit të Serbisë se “e di që Maqedonia ka me mbështetë anëtarësimin e Kosovës n’UNESCO”, shkruen B92.

Siç ka thanë Vucic, tërheqja e stafit të ambasadës serbe nga Maqedonia ka qenë nji mënyrë përme i thanë Shkupit “se Serbia e di çka jeni tue ba”, njofton Klan Kosova.

“Na e dimë se çka janë tue ba, por na s’jua duem të keqën, përkundër se e kanë njoft Kosovën, përkundër se kanë me votue për Kosovën n’UNESCO”, ka deklarue Vucic.