Vucic: Me Prishtinën mundet me u bisedue çdokund, por…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të mbahet çdokund, por nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, Happy, ai theksoi se për ndryshim të formatit të bisedimeve, që do të thotë përfshirjen e faktorëve të rinj, do të duhej të zhvilloheshin negociata.