Vucic mundet me largue Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë

Përderisa procesi i integrimit të Serbisë në BE shkon përpara, Serbia duhet me ndryshue Kushtetutën e saj aktuale, në të cilën thuhet se Kosova asht pjesë e territorit të Serbisë.

Të Ejten e kalueme, Kryeministri Aleksandar Vucic la me u kuptue për mundësinë për nji ndryshim të tillë në t’ardhmen, tue thane se mundet me i marre votat e duhuna në Parlament. Por, shtoi se ka me marre nji konsensus të gjanë para se me inicue ndryshimin.

Analisti politik Zoran Stojilkovic tha se mbas fitores në zgjedhjet e fundit, Kryeministri ndoshta mundet me gjete shumicën e nevojshme për me ndryshue Kushtetutën.

“Shumë e vështirë me besue që opozita ka me u bashkue në këto çashtje. Në rast të ndryshimit të Kushtetutës për shkak të integrimit në BE, mendoj se Qeveria mundet me mbeshtetë nga ana e opozitës”, tha Stojilkovic.

Ai gjithashtu beson se gjithë Kushtetuta ka me u rifreskue, e jo veç pjesa për Kosovën.

“Në rast se ndryshimet ndodhin, kjo duhet me u ba në mënyrë radikale”, thotë historiani Cedomir Antic.

Simbas tij, duhet me u thirr nji asamble e veçantë kombëtare, për me u arrite nji konsensus i gjanë për nji çashtje kaq të randësishme.

“Duhet me u mbledh nji Kuvend i madh me 500 ose 600 përfaqësues nga të gjitha segmentet e shoqnisë, dhe ata duhet me diskutue se për çfarë Kushtetute kemi nevojë”, tha Antic.