Vucic ndihet i pasigurt, pezullon punën dhe takimet!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic nuk ka dalë në zyrën e tij sot si dhe ka anulue krejt takimet e parapame.

Këtë e ka konfirmue për gazetën serbe “Blic”, këshilltari i Vucic’it, Suzana Vasiljevic, tue mos tregue arsyen e saktë.

Ndërkaq simbas burimeve të kësaj gazete, mungesa e Vucicit në punë ndërlidhet me mungesën e sigurisë, mbas gjetjes së nji arsenali armësh në afërsi të shtëpisë së kryeministrit Vucic.

Simbas mediave serbe, nga hetimet rezulton që po përgaditej nji plan për vrasjen e vëllaut të kryeministrit, Andrej.