Vucic në panik, për çka po tutet?

Ministri serb i Policisë, Nebojsa Stefanovic ka thanë se në lidhje me armët e gjetuna në Jajnicë, afër shtëpisë së Aleksandar Vucic, janë marrë në pyetje 37 persona dhe se për këtë rast po bahen hetime profesionale.

“Në nji fushë të vogël afër shtëpisë së kryeministrit Aleksandar Vucic në ditën e gjetjes së armëve dhe dy ditë para kësaj, janë pa 97 persona interesantë të sigurisë”, ka thanë Stefanovic për televizionin publik serb, transmeton lajmi.net.

Simbas tij, kryeministri Vucic tutet se caku potencial ka mujt me qenë vëllau i tij, Andrej.

Ai thotë se, tana shërbimet informative, të cilat kanë punue në profilin e tij psikologjik dhe profilin e vëllaut të Vucicit, mundenme vërtetue se ata e kanë veç nji pikë të dobët – njani tjetrin.

Në anën tjetër, policia serbe sonte në nji garazh në Beogradin e ti e kanë gjetë nji kerr të vjedhun të mbushun me municion.