Vucic: Nji herë i thashë Edita Tahirit “hajde, dil tash”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk ka dashtë me komentue deklaratën e ministres në detyrë për Dialog të Kosovës, Edita Tahiri, se nuk ka me pasë pajtim pa kërkim faljen e Serbisë për luftë dhe gjenocid në Kosovë.

Ai ka thanë për mediat serbe, se “nji herë e ka nxjerrë jashtë Edita Tahirin” nga nji takim në Bruksel.

“Humb çdo kuptim nëse hyni në ndonji lloj të komentimit të deklaratave të saja. Nji herë i kam thanë asaj në bisedimet në Bruksel – ‘hajde, dil tash’, dhe ajo asht dashtë me dalë.

Nuk deshta me vazhdue bisedën, mbasi që, ndonjiherë nuk ka kuptim me ndigjue dhe me u përgjigjë, ma mirë asht që të hesht dhe mos me thanë asgja”, ka thanë Vucic.