Vucic nuk e la pa folë edhe për këtë çashtje në takimin me Thaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, asht deklarue mbas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku tha se diskutimet e sotme ishin të hapuna lidhun me marrëdhaniet afatgjate në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Madje, Vucic ka ba të ditun se pjesë e diskutimit në këtë takim ka qenë edhe arrestimi i serbit, Bogdan Mitrovic, në Suharekë, i dyshuem për krime lufte, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.