Vucic: Nuk ka ndonji evidencë se dikush tentoi me m’vra

Kryeministri serb Aleksandar Vucic, ka deklarue se nuk di asgja për municionin e gjetun pranë shtëpisë së familjes së tij në Jajinci.

Vucic në nji konferencë për media ka thanë se po pret për rezultatet e Policisë për me kuptue se cilat janë motivet, shkruen tanjug, transmeton lajmi.net

Ai po beson se kjo ka qenë vetëm nji koincidencë dhe se nuk ka të baj asgja me të.

“Jam ende në mjegull dhe po pres rezultatet e hetimeve”, ka deklarue Vucic.

“Nuk ka ndonji evidencë se dikush tentoi me m’vra”.

Aleksandar Vucic së bashku me familjen e tij asht zhvendosë mbramë në nji vend të sigurt, mbasi në afërsi të shtëpisë së babës së tij, në lagjen Jajinci janë gjetë kuti me municion.