Vucic paralajmëron njoftjen e pamvarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklarue se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mundet me u ba kudo, por nën patronazhin e Bashkimit Europian.

Ai për televizionin serb, Happy, ka thanë se “nëse ndrrohet formati i dialogut, gjegjësisht futen faktorë të ri, për atë duhet të negociohet”, transmeton gazetametro.net.

Vucic ka thanë se “dialogu i mbrendshëm në Serbi duhet me u krye në mënyrë që qytetarët serbë “të mos çohen” me lajmin se Vucic e ka pranue pamvarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka fitue asgja”.

Me këtë, Vucic, ka paralajmërue nji njoftje të pamvarësisë, por ka lanë me u nënkuptue që Serbia duhet me fitue diçka.

Shperndaje në: