Vucic për UNESCO: Pacolli bani ‘hop’ para se me kcye

Deklaratës së Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli se Kosova i ka votat për anëtarësimin në UNESCO, i asht përgjigj Presidenti serb, Aleksandar Vucic, i cili ka thanë se Ministri i Jashtëm kosovar, ka ba ‘hop’ para se me kcye.
“Nuk do t’isha kaq i sigurt sikur t’isha në vendin e tij. Më pëlqen kur njerëzit bajnë ‘hop’ para se me kcy, e si do të jetë në të vërtetë kemi me pa. Nuk janë në pyetje muskujt e shqiptarëve të Kosovës, por amerikanëve, anglezëve dhe të tjerëve. Na me aq sa kemi mundësi kemi me luftue për shtetin tonë dhe kemi me promovue me ruejt popullin tonë në Kosovë”, ka thanë Vucic në New York.