Vucic i fiton zgjedhjet në Serbi

vucic

Të dhanat e fundit të Komisionit Shtetnor të Zgjedhjeve në Serbi, bazue në 94.44 përqind e materialit të kontrolluem, tregojnë se partia e Aleksandar Vucic (SNS) ka fitue 48.26 përqind të votave.

Koalicioni i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbia e Bashkueme kanë fitue 11.02 përqind, ndërsa Partia Radikale Serbe vetëm 8.03 përqind, shkruen B92.

Gjatë mbramjes së djeshme, Kryeministri Vucic, kishte dalë në nji konferencë për media tue falënderu qytetarët për besimin e dhanë.

“Jam pak i lodhun, por shumë i lumtun dhe mirënjohës. Njerëzit e dinë që na udhëhqim mirë qeverinë dhe mendojmë për t’ardhmen e tyne”, ka thanë Vucic.

Ai më pas ka thanë se Serbia ka deshmu para vetes dhe botës së asht e interesueme për demokraci.

 

Vucic po fiton ne Serbi

Komisioni Zgjedhor ne Serbi ka njoftue se prej 83 perqind te votave te numerueme, SNS, partia e Kryeministrit Aleksandar Vucic, i ka fitue 48,26 perqind te votave.

Mba tyne asht partia e Slobodan Milosevic, qe sot e udheheq Ivica Dacic, SPS me 11,37 perqind te votave, dhe e treta partia e Seselj’it me 7,97 perqind te votave.

lista